Vëllime poetike
Kalorësi
Shoh një Ikonë të gjallë, të mendimit të gjallë që sëmbon e lulëzon. Shoh portretin e mendimtarit që përlotur këndon. Jam aty, n'atelien e poetit; ku dhëmbja dhe dashuria kulmojnë. Është një çast lodhje dëshpërimi që ndienjat më trazon. Mendoj se në përlotjen time, është poeti që edhe qan, edhe këndon,Tyrani. Të përshëndes e të falënderoj për emocionet që më dhurove.
Tyran Prizren Spahiu, ka ngritur nje obelisk shkronjash me fjalën e vet. E ka ngritur, duke ngritur obeliskun e vetë me thjeshtësinë e madhështine që vjen nga ndërgjegja e poetit e mjeshtrine skalitese te fjales se bukur shqipe, kah i vjen frymezimi bohemit. Mjafton fjala e poetes se do me duhet te perseris fjalet e saj. Urime Tyran! E them me gjithe forcen e shpirtit.
Shoh një ikonë të gjallë të mendimit të gjallë që sëmbon e lulëzon. Shoh portretin e mendimtarit që përlotur këndon. Jam aty, n'atelien e poetit; ku dhëmbja dhe dashuria kulmojnë. Është një çast lodhje dëshpërimi që ndienjat më trazon. Mendoj se në përlotjen time, është poeti që edhe qan, edhe këndon,Tyrani. Të përshëndes e të falënderoj për emocionet që më dhurove.
Pak a shumë njoh stilin tënd që nuk është i vështirë të shkruhet në çdo gjuhë, se ti i dashur mik eksploron në veçoritë e gjuhës tonë të bukur, duke krijuar lehtësira të përshtatjes idiomatike me çdo gjuhë, sidomos në anglisht.Të përshëndes e uroj të eksplorojë; të ndezë e të paqësoj botën fryma jote poetike. Janë thjesht mendimet e mija, përceptimet e mija, nisur nga ndiesitë qð më fal çdo varg joti, Tyran Prizren Spahiu.Është fryma e këndvështrimi juaj universal që më frymëzojnë të shkruaj këto rreshta. Poezia jote nis si një bisedë rreth oxhakut me miq shumë në odën e mbushur me tym duhani. Fjala jote është fjala e plakut, që ndez muhabetin e trazon zjarrin te carani. Në fund të odës me mashë në dorë, u
ndez cigaret Ilmi Cani. E pastaj, ndizet e ndizet kuvendi i i odës. Në ngjizjen e pjekjen e metaforës, kjo është fuqia e madhështia e mendimit tënd.
E lexova me zë, ndonëse, nuk interpretoj dot më. E ndieva emocionin që të fal lirizmi e lirshmëria e shpalosjes së ndienjës me fjalë. Shenjtërimi i fjalës që vjen poetëve.
Dritë e kallur, pashueshmërisht në jetë të jetëve. Vet poezia jote është një shkollë e mirfilltë poetike. Faleminderit Tyran Prizren Spahiu,për emocionet që më dhuruat!
Po te ndjek me kënaqësi e vemendje; si autorin e riatdhesimit të ëndrrës sime. Po të ndjek me kënaqësi se flet e vepron si artist; si artisti atdhetar, që nuk vdes por jeton të përjetësojë qenësinë e maleve Ballkan, maleve pellazge që lartohen e begatohen shqip. Po të ndjek si admirues i vagut tënd; si shkrim ndienjash, në relieve shkronjash.
Shpirrdhemburi poet; Ne zjarr të dashurisë së madhe, Jo ne sallone zonjash.
Te ndjek e të kërkoj si poetin e Korabit e Sharrit. Me admirimin për artin e lartë për qenësinë e shqiptarit. Të ndjek e të kerkoj si poetin që di ta përlotë fjalën. Qe di të ngrejë njeriun e të ndezë zjarrin. Të ngrejë njeriun e të ndezë luftëtarin.
O luftëtar i ndezur, që për zjarr kë fjalën...
Ilmi Cani-Tiranë
Prof. Tyran Prizren Spahiu
KALORËSI
Vargje poetike XVI
Redaktoi: Prof Ajhan Celina
Recensent: Ilmi Cani-Tiranë
Realizimi kompjuterik: Teuta Spahiu
Graphic design: Jeton Spahiu
Prof. Tyran Prizren Spahiu
KALORËSI
VARGJE POETIKE XVI
“fidani”
Kosovë
2020