Roman

Roman

Vërtet ndodhi!

PARATHËNIE

Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu.

 

Trendet në letërsinë botërore, tema e qëlluar, përshkrimi i hollësishëm i momenteve që krijon autori, kënaqësia shpirtërore gjatë shfletimit, cilësia e lartë e portretizimit të karaktereve, adrenalina,  shprehen më se fuqishëm në romanin  “Vërtet ndodhi!”

Gjatë leximit përshtypja e parë që fitova është se tentimi dhe arritja e anashkalimit të tepërtë të përshkrimit të momenteve dytësore në këtë roman:  si natyrën, momentet eksituese, pamjet fizike të protagonistëve dhe përqëndrimi monumental në pikat kyqe si devijimi në jetë, pjekuria e parakohshme falë mediave, rrethinës, shoqërisë,  jeta buzë rrezikut të personazheve e portretizojnë romanin tejet sfidues për lexuesin.  Gjakëftohtësia, rrugëtimi, veprat, aktet e pandërprerë kriminale të personazhit kryesor, joshin që edhe vet recenzuesi të ballafaqohet me situata të ndryshme, jashtëzakinisht interesante.

Edhepse që të tre shokë nga vende të ndryshme të globit kanë vetëm një qëllim, vetëm një cak në jetë, të arrijnë përfitime materiale pa marrë parasysh pasojat, andaj  futen ujërave jo të preferuara, përsëri dhe përsëri kryesori i romanit Mal Shpatari, tregon besnikëri të rrallë në jetë dhe ndaj miqëve, bujari  që edhe vet lexuesi gjatë leximit në momente xhelozon.

Ngjarjet rrjedhin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, por çdo moment, çast, situatë, autori armatos romanin me njohuri të thellë dhe profesionale të botës së krimit. Poashtu vlen të ceket se derisa analizoja fitova përshtypje se ngjarja vërtet ka ndodhur, bile bile parashtrova pyetje autorit “Të lutem më trego është ngjarje e vërtet apo e trilluar”? Vetëm më dhuroi një buzëqeshje pa përgjige!  

Kjo situatë më bëri të kuptoj se ngjarja ndoshta nuk ka ndodhur, pra me siguri në trurin e tij sot e kësaj dite vazhdon romani të shtjellohet si kryefjalë mbase edhe ka ndodhur!

Sakrifica e përhershme për të arritur një shkallë më të lartë në shoqëri, me siguri sot vlerësohet në një pjesë të gjallërisë ekzistenciale,  sidomos kur thesari vjen nga ana tjetër që domethënë nga e atyre që janë poashtu të zhytur në krim. Po, kriminelët bëjnë krim ndaj kriminelëve, ky çast, temë, të bën që për personazhet lexuesi të ndien simpati, poashtu edhe adrenalina sa vjen e shtohet.

Mbase edhe këto virtyte të personazhit kryesor japin dimension më të gjerë, ngritin në një nivel të mirëkuptimit dhe aprovimit të gjesteve, akteve, pse jo edhe lakmisë së Treshes në roman.

Zakonisht lexuesi ndien simpati ndaj personazhit më të dobët, kjoftë në shiritin filmik, roman apo poezi, por në këtë rast besnikëria të cilën tregon, shfaq akteri, djaloshi sharmant, Mal Shpatari, pastaj John Holmes dhe Yukonasi doemos në fund fitojnë tek lexuesi mirëkuptim  dhe në fund vet lexuesi në çdo formë kupton sjelljen dhe aspiratat sidomos të Mal Shpatarit.

Atmosfera e krijuar nga dirigjenti i romanit, pastaj roli kryesor i MALIT,  padyshim do lë gjurmë në letërsinë kombëtare besoj edhe në ate botërore. Romani më bëri për vete, tërë qenien më arrestoi, kuptova se familja Shpatari është një punë serioze dhe përzgjedhja e jashtëzakonshme  e temës që sot sundon botën. Vlera letrare që përmban ky Monument “Vërtet ka ndodhur!“, kam besim se do të shtrihet në të katër anët e botës.

Definitivisht jam i sigurtë se përmbajtja e romanit, “Vërtet ndodhi”, shkruar nga ana e  dirigjentit Tyran, romansier tani i njohur në letërsi  dhe lexuesi do të shkrihen me romanin.

 

Prof. Gazmend Beqaj-Prizren

Autor

1.Të shkruash për dashurinë-Poezi dhe aforizma

2. Në unazat e kohës-Poezi dhe sentenca poetike

 

Botues:

Biblioteka:Roman

Redaktor dhe recensent

Prof. Gazmend Beqaj

Lektor:
Prof Ajhan Celina

Dizajni:
Bach Design Graphic
Jeton Spahiu

Kategoria

IMAGE Ikonë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Nga Vasil TABAKU NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE Shënimë rreth Antologjisë Poetike IKONË të autorit  Tyran Prizren Spahiu Pa... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shqipnjë
E martë, 14 Dhjetor 2021
Ju keni lakimin e emrit, zgjedhimin e foljeve, figurat magjike letrare te vendosura në një pentagram të poezive konkuruese, që ti ka enda ti... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Shkronjëtari
E martë, 14 Dhjetor 2021
Lum ajo nënë që ju ka lindur! Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden   Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Learn your dream
E martë, 14 Dhjetor 2021
LEARN YOUR DREAM LANGUAGE                I gathered information for this book from different sources. Many people have helped me in... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Siluetë
E hanë, 08 Nëntor 2021
Mendime! Para një jave, miku im, prozatori dhe poeti shumë i njohur dhe tejet i vlerësuar në të gjitha trevat shqipfolëse dhe me gjërë, më... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Vërtet ndodhi!
E hanë, 08 Nëntor 2021
PARATHËNIE Vëzhgimi i Romanit të pestë “VËRTET NDODHI! “ të shkrimtarit Tyran Prizren Spahiu.   Trendet në letërsinë botërore, tema e... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE