Vëllime poetike
Shkronjëtari
Lum ajo nënë që ju ka lindur!
Muhamet Mehmeti-Eskilstuna, Sweden
Çdo njeri në jetë përdor armën e tij më të suksesshëm. Ju poet keni një armë që krahasohet me kupën e shenjtë të Gralit. Krahasim shume i bukur dhe i goditur. Shkronjat janë të shenjta që kur u krijuan nga Gutenbergu i famshëm. Ju nuk jeni thjesht poet, por jeni dhe misionar, ju depërtoni në shpirtin e njeriut, me anën e shkronjave. Një artist i vërtetë këto shkronja i kursen, i laton, përkujdeset si për një femijë.
Ti u jep frymën, u jep shpirtin, i kthen ne fjalë, fjalët në vargje, vargjet në poezi.
Unë nuk kam marrë komplekse nga kultura shumëplanëshe që zotëroni, kjo pasqyrohet në çdo vargje të poezisë suaj të shumtë, temat e larmishme që pasqyroni në dimensionin njerëzor. Çdo qytetar i botës plot gojë do të thoshte: "Ky poet është nga vendi im"
Nuk e di cilën të shijoj më shumë. Secili më i fuqishëm se tjetri, jo vetëm për mesazhet që jepni, por edhe për stilistikën që përdorni. Jam e befasuar që sot takova një poet shumë të spikatur. Ti ma plotësove ditën. Poezia kushtuar babait tuaj është shumë prekëse dhe sensacionale. Kush ka kaluar Golgotën nuk kanë nevojë për fjalë. Krenari dhe respekt për brezat që vuajtën në diktaturë.
Ju profesor jeni i varfër?!! Ju, që derdhni vargje pambarim në shpirtërat njerëzore dhe na jepni emocione që na bëjnë të lotojmë nga kënaqësia !! Eh, ç'është ana materiale, pluhur,hi, që sot e ke dhe nesër shpërndahet, po ajo qe mbetet është vargu poezia, jeta, shpresa, optimizmi. Jo poet, jeni shumë i pasur, I am sorry Mos prisni t,'ua thotë njeri.
E gjithë poezia jote është një himn për fjalën që lindi e para.
Profesor Tyran, ju lumtë për armën që keni!!
Lola Xhafaj-Tiranë
Prof. Tyran Prizren Spahiu
SHKRONJËTARI
Vargje poetike XIV
Redaktoi: Prof Ajhan Celina
Recensent: Lola Xhafaj
Realizimi kompjuterik: Teuta Spahiu
Graphic design: Jeton Spahiu
Prof. Tyran Spahiu
Prizren
Vargje poetike XIV